Shatërvani është pikë referente për orientim, lokacioni më i rëndësishëm për shëtitje në qytet dimrit dhe verës, ditës e natës. Shatërvani është krenari e Prizrenit dhe simbol i bukurisë dhe veçantisë së këtij qyteti. Gjithmonë kishte rol të rëndësishëm si treg qendror të gjithë ndodhive të rëndësishme. Fotografia më e vjetër e Shatërvanit dëshmon këtë fakt sepse në të shihet shumë shitore dhe shitës të cilat rrethojnë kroin derisa përballë tyre ishte ndërtesa (osmane)e administratës. Në ditët e sotshme Shatërvani me kroin e tij u shërben qytetarëve të vetë dhe vizitorëve si lokacion ku miq mund të takohen, të pinë ujin e ftohtë dhe të porositin kafen e shijshme në restorante përreth që ka shumë. Mund të flisni se keni qenë në Prizren vetëm nëse keni shëtitur Shatërvanin dhe nëse keni pirë gllënjkë të ujit të ftohtë prej kroit në Shatërvan i cili u këndua në shumë këngë.