Ura e vjetër gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit. Meqë lumi e ndan në dysh pjesën e vjetër të qytetit, ura e gurit ka luajtur (dhe luan) rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregtisë dhe jetës në përgjithësi, në të dy anët e Lumëbardhit.

Për ndërtimin e urës nuk janë gjetur ende të dhëna, por duke u bazuar në tipologjinë e saj konstatohet se duhet të jetë e ndërtuar në fund të shek. XV. Ura e vjetër është tre harkore, ku harku i mesëm është më i madhi, kurse harqet anësore janë më të vogla dhe jo të njëjta që e bën urën asimetrike.

Gjatë rregullimit të rrugës “Remzi Ademi” në vitet e 50-ta të shek. XX , ura pëson ndryshime në dukjen e sajë pasi që harku i djathtë (ana veriore) mbyllet për të zgjeruar rrugën

3034422033_9305be0210_o.

Edhe pse me pamje deformabile, ura ka kryer funksionin e vetë deri më 17.11.1979 kur ujërat vërshojnë Prizrenin, me ç’rast ura rrënohet tërësisht.

Pasi që ura kishte një rëndësi të veçantë për Prizrenin dhe banorët ishin të lidhur emocionalisht me të atëherë vendoset që të bëhet rindërtimi i saj. Kështu menjëherë fillohet me analizën e dokumentacionit dhe hartimin e projektit. Ura rindërtohet përsëri ku gur themeli është vënë më 05.06.1982, ndërsa inaugurimi është bë më 17.11.1982. Krahas urës është rregulluar edhe keji pranë urës në anën e djathtë të lumit.

3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *